Prishtina kërkon trofeun e tretë në Ligën Ballkanike - Gazeta Express
string(52) "prishtina-kerkon-trofeun-e-trete-ne-ligen-ballkanike"

Sport

Gazeta Express

13/04/2024 12:55

Prishtina kërkon trofeun e tretë në Ligën Ballkanike

Sport

Gazeta Express

13/04/2024 12:55

Sigal Prishtina të dielën do të kërkojë trofeun e tretë të Ligës Ballkanike.

Bardhekaltrit do të kenë një sfidë aspak të lehtë, pasi përballën me skuadrën qipriote, AEL Limassol, që është organizatore e “Final 4”, dhe do të kenë përkrahjen e tifozëve.

Lexo Edhe:

Sfida zhvillohet të dielën nga ora 19:30, kurse për vendin e tretë do të luajë Peja, që ndeshet me Lovcenin e Malit të Zi.

Prishtina ka fituar dy herë këtë garë, dhe është në kërkim të trofeut të tretë. Tre trofe ka vetëm Levski Sofja e Bullgarisë.

Bardhekaltrit kanë triumfuar më 2015 dhe 2016, dhe në finalen e tretë duan trofeun e tretë.

Në finale të kësaj gare kanë qenë, Peja edicionin e kaluar dhe Bashkimi më 2018.

Në tri vitet e fundit kanë qenë skuadrat izraelite që kanë fituar, derisa më 2021 ishte anuluar për shkak të Covid 19. /Gazeta Express/