KB Sigal Prishtina Mercure është shpallur për herë të tretë kampione në Ligën Ballkanike.
Në finalen e këtij viti, skuadra e drejtuar nga Albert Sylejmani mposhti AEL-in nga Limassoli, nikoqirët e “Final 4”, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” përfundoi me shifrat 72:67.
Shaheed Davis me 16 pikë dhe Donte Clark me 15 sosh ishin basketbollistët më meritorë në triumfin e prishtinasve.
Te qipriotët u dalluan Jerai Grant dhe Jordan Shepherd me nga 17 pikë secili.
Për Prishtinën është hera e tretë në histori të klubit që fiton titullin e më të mirës në këtë garë, në finalen e tretë.
/Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...