Prishtina kalon në gjysmëfinale të Superkupës - Gazeta Express
string(45) "prishtina-kalon-ne-gjysmefinale-te-superkupes"

Sport

Gazeta Express

13/09/2023 19:05

Prishtina kalon në gjysmëfinale të Superkupës

Sport

Gazeta Express

13/09/2023 19:05

Sigal Prishtina është gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit kanë mundur Istogun me rezultat 89:71 (30:10, 18:16, 21:18, 20:27).

Lexo Edhe:

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 19:0, dhe ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë. Më pas zhvillohet më e barabartë, megjithatë, kryeqytetasit nuk lejuan t’i rrezikohej fitorja, duke fituar në fund 89:71.

Te Prishtina u dalluan Steven Davis me 17 pikë, Devoe Joseph me 13 pikë e shtatë kërcime dhe Lejon Zeqiri me 14 pikë e katër kërcime, kurse më të mirët te Istogu ishin Arian Azemi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Mattheë Lang me 18 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Prishtinë në gjysmëfinalen që zhvillohet të premten do të përballen me fituesin e ndeshjes Trepça-Bashkimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00. /Gazeta Express/