Sigal Prishtina ka kaluar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Në gjysmëfinale të kësaj gare, kryeqytetasit shënuan fitore ndaj Golden Eagle Yllit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 82:75.
Dardan Berisha me 28 pikë dhe Dustin Thomas me 17 sosh, ishin dy basketbollistët më meritorë në fitoren e kryeqytetasve.
Te Ylli u dallua Rashun Davis me 31 pikë.
Prishtina në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Trepçës dhe Bashkimit, që do të zhvillohet sonte nga ora 20:30. /Gazeta Express/