Sigal Prishtina do t’i zhvillojë dy ndeshje në Grupin A të Ligës ENBL.
Këto dy takime do të zhvillohen në Talin të Estonisë.
Bardhekaltrit do të përballen sot me Siauliai, ku prishtinasit e kanë një fitore e tri humbje, ndërsa Siauliai dy fitore e një humbje.
Andaj, kjo pritet të jetë një sfidë mjaft interesante.
E nesër, Bardhekaltrit do të ndeshen me TalTech, që i ka katër humbje në katër ndeshje të zhvilluara.
Sigal Prishtina do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm nëse:
Me dy fitore ndaj Siauliai dhe TalTech, si dhe Siauliai të humb nga Zielona Gora;
Me fitore ndaj Siauliai dhe TalTech, si dhe Zielona Gora të humb nga TalTech ose Siauliai;
Me një fitore ndaj Siauliai me 15 pikë dallim dhe dy humbja nga Siauliai në tri ndeshje (Kalev/Cramo 1-1, +3; Siauliai 1-0, +8; Prishtina 0-1, -11). /Gazeta Express/
Orari
E martë, 15:00: Siauliai – Sigal Prishtina
E mërkurë, 17:00: Sigal Prishtina – TalTech