Prishtina, Gjilani, Vushtrria dhe Liria kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës - Gazeta Express
string(80) "prishtina-gjilani-vushtrria-dhe-liria-kalojne-ne-cerekfinale-te-kupes-se-kosoves"

Gazeta Express

08/12/2019 15:00

Prishtina, Gjilani, Vushtrria dhe Liria kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Gazeta Express

08/12/2019 15:00

Prishtina, Gjilani, Vushtrria dhe Liria e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pas fitoreve në duelet e tyre përkatëse të dielën.

Gjilani e siguroi kualifikimin në çerekfinalet e të kupës, pasi e mposhti me rezultatin e thellë 6:1 2 Korrikun, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dy gola nga Tomislav Bushic, dy nga Fiton Hajdari, një nga Fjoart Jonuzi dhe një nga Sejdiu i mjaftuan skuadrës gjilanase të shkatërrojë 2 Korrikun.

Në çerekfinale kaloi edhe Prishtina falë një goli të Meriton Korenicës nga penalltia, për fitoren minimale ndaj Arbërisë.

Vushtrria befasoi në rundin e tretë, pasi që fitoi me rezultatin 4:2 në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës dhe eliminoi skuadrën e Trepçës.

Ndërsa u kualifikua edhe Liria e Prizrenit, falë fitores minimale 1-0 përballë Ferizajt. /Gazeta Express/