Prishtina fiton pastër ndaj Prishtinës së Re, merr primatin në tabelë - Gazeta Express
string(70) "prishtina-fiton-paster-ndaj-prishtines-se-re-merr-primatin-ne-tabele-1"

Futboll

Gazeta Express

25/09/2025 22:08

Prishtina fiton pastër ndaj Prishtinës së Re, merr primatin në tabelë

Futboll

Gazeta Express

25/09/2025 22:08

Prishtina ka shënuar fitore në derbin lokal ndaj Prishtinës së Re.

Prishtina triumfoi pastër 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ilievski kaloi vendasit në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

E për rezultatin 2:0 u përkujdes Blendi Baftiu në minutën e 68-të.

Me këtë fitore, Prishtina merr primatin në renditje me 13 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Prishtina e Re mbetet në pozitën e shtatë me gjashtë pikë.