Prishtina, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Deçiçi luajnë sonte në Ligën e Konferencës - Gazeta Express
string(80) "prishtina-egnatia-vllaznia-dinamo-dhe-decici-luajne-sonte-ne-ligen-e-konferences"

Futboll

Gazeta Express

24/07/2025 8:36

Prishtina, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Deçiçi luajnë sonte në Ligën e Konferencës

Futboll

Gazeta Express

24/07/2025 8:36

Sot luhen ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Katër ekipe shqiptare do të jenë në aksion sonte, teksa Ballkani paraprakisht dy ditë më herët shënoi fitore 4:2 ndaj Florianas, po ashtu në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Pas eliminimit nga Liga e Europës, FC Prishtina tani në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballet me ekipin nga Irlanda Veriore, Larne.

Dueli i parë luhet në Irlandën Veriore sonte me fillim nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, kampionia e Shqipërisë, Egnatia në raundin e dytë të Ligës së Konferencës përballet me ekipin bjellorus, Dinamo Minsk në udhëtim.

Vllaznia e pret në Shqipëri skuadrën nga Islanda, Vikingur Reykjavik, ekip i cili e eliminoi paraprakisht Malishevën në raundin e parë.

Dinamo e Tiranës në raundin e dytë përballet me skuadrën nga Andorra, Atletic Escaldes në udhëtim.

Ekipi shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiç ndeshet me skuadrën austriake, Rapidi i Vjenës.