Sigal Prishtina ka vazhduar me përforcime në prag të sezonit të ri të Superligës së basketbollit.
Bardhekaltrit përmes faqes së tyre zyrtare në “Facebook” kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me qendrën amerikane, Nick Ward, shkruan “Gazeta Express”.
Kryeqytetasit presin shumë nga 25 vjeçari, i cili së fundmi ka luajtur në ligën elitare kanadeze, ndërsa e përshkruajnë atë si “qendër të fuqishme”.
Prishtinasit synojnë t’ju rikthehen sukseseve në basketbollin kosovar dhe në atë evropian pas një rënie që e kishin në vitet e fundit. /Gazeta Express/