FC Prishtina është bërë me portier të ri.
Klubi bardhekaltër ka njoftuar se e ka transferuar portierin 18 vjeç, të lindur më 11.11. 2005 në Skenderaj, Altin Gjokaj.
Portieri i deritashëm i Drenicës, i cili ishte pjesë e ekipeve zinxhirore të Kombëtares së Kosovës, prej U-15 deri në U-21, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kryeqytetasit.
“𝐼 𝑓𝑎𝑙𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑟𝑜𝑗 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑢𝑒𝑠𝑖𝑡 𝑒 𝑘𝑙𝑢𝑏𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑃𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡𝑖𝑛𝑒̈𝑠 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑑ℎ𝑎𝑛𝑒̈ 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑠ℎ 𝑓𝑎𝑛𝑒𝑙𝑙𝑒̈𝑛 𝑒 𝑘𝑙𝑢𝑏𝑖𝑡 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎𝑑ℎ 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑. 𝐽𝑎𝑚 𝑖 ℎ𝑎𝑝𝑢𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑜𝑛𝑘𝑢𝑟𝑒𝑛𝑐𝑒̈. 𝐾𝑎𝑚 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑢𝑟 𝑡’𝑖 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑜𝑗 𝑣𝑙𝑒𝑟𝑎𝑡 𝑒 𝑚𝑖𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑜𝑗 𝑡𝑒̈𝑟𝑒̈ 𝑝𝑜𝑡𝑒𝑛𝑐𝑖𝑎𝑙𝑖𝑛 𝑡𝑖𝑚”, ka thënë portieri cilësor.
Kështu, klubi më i madh në vend e ka siguruar portën për një periudhë afatgjate me një portier të talentuar dhe me të ardhme të ndritshme. /Gazeta Express/