Prishtina e “shkel” Ferizajn, prin e vetme në tabelë - Gazeta Express
string(49) "prishtina-e-shkel-ferizajn-prin-e-vetme-ne-tabele"

Futboll

Gazeta Express

28/09/2025 17:34

Prishtina e “shkel” Ferizajn, prin e vetme në tabelë

Futboll

Gazeta Express

28/09/2025 17:34

Prishtina po vazhdon me paraqitje fantastike në këtë fillimsezon.

Kryeqytetasit e shënuan fitoren e pestë, duke e mposhtur thellë 0:5 Ferizajn në udhëtim.

Fillimisht, ndeshja u ndërpre për disa minuta, për shkak të një përleshje që për pak sa nuk eskaloi mes dy tifozerive.

U desh ndërhyrja e policisë për të parandaluar më të keqen, teksa Express mëson se dy policë janë lënduar, kurse katër persona janë shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt për intervistim.

E pas rifillimit, Prishtina ishte nivel tjetër, duke shënuar plot pesë herë në portën e Ferizajt.

Me këtë fitore, Prishtina prin e vetme tani në renditje me 16 pikë, një më shumë se Ballkani dhe tri më shumë se Dukagjini.

Në anën tjetër, Ferizaj bie në vendin e fundit me gjashtë pikë.