Prishtina e Re po tregohet mjaft aktive me përforcime - Gazeta Express
string(53) "prishtina-e-re-po-tregohet-mjaft-aktive-me-perforcime"

Futboll

Gazeta Express

09/07/2025 15:10

Prishtina e Re po tregohet mjaft aktive me përforcime

Futboll

Gazeta Express

09/07/2025 15:10

Prishtina e Re po vazhdon të jetë mjaft aktive në afatin kalimtar të verës.

Debutuesja e Superligës i ka bërë disa përforcime në dy ditët e fundit, shkruan “Gazeta Express”.

Sot, klubi kryeqytetas njoftoi se i ka përforcuar radhët e veta me portierin Florian Smakiqi.

Dje, klubi njoftoi për transferimin e mesfushorit të njohur, Ergyn Ahmeti, i cili u prezantua po ashtu nga drejtori sportiv, Shpëtim Babaj.

Gjithashtu, edhe sulmuesi i krahut, Drilon Fazliu u bë së fundmi pjesë e Prishtinës së Re.

Kjo e fundit paraprakisht e zyrtarizoi edhe transferimin e talentit Aron Babaj, i cili luan në pozitën e mesfushorit.

Pak çaste më parë, kryeqytetasit e prezantuan edhe përforcimin e radhës, mbrojtësin e djathtë, Donat Hasanaj.

Prishtina e Re pritet të bëjë përforcime të tjera gjatë verës duke synuar që ta ndërtojë një ekip solid, i cili do të ishte i gatshëm për t’u përballur me skuadrat tjera të Superligës në edicionin 2025/26. /Gazeta Express