Prishtina e Re pas shumë e shumë xhirosh, më në fund ka dalë nga pozita e fundit në tabelë.
Ekipi nga kryeqyteti triumfoi 0:2 ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së 21-të, shkruan Gazeta Express.
Ishte Lorik Dobratiqi i cili i shënoi të dy golat e këtij ballafaqimi.
Me këtë fitore, Prishtina e Re tani ka 21 pikë në vendin e parafundit, aq sa ka edhe Drenica që tani e mbyll renditjen.