Prishtina e Afrim Tovërlanit e ka nisur me fitore edicionin pranveror në Superligën e Kosovës.
Me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 19-të, Prishtina udhëtoi për në Klinë, ku i mori tre pikë të mëdha ndaj Dukagjinit.
Prishtinasit fituan me rezultat minimal prej 1-0, me golin e shënuar në pjesën e parë.
Gjelbrim Taipi shënoi në minutën e 12-të, i asistuar nga Arjol Bllaca.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë, Dukagjinin bie në vendin e katërt me 29 pikë./GazetaExpress/