Prishtina e kthen në shtëpi yllin e Ballkanit, Krasniqin - Gazeta Express
string(55) "prishtina-e-kthen-ne-shtepi-yllin-e-ballkanit-krasniqin"

Prishtina e kthen në shtëpi yllin e Ballkanit, Krasniqin

Gazeta Express

08/08/2020 17:07

Prishtina e ka konfirmuar transferimin e Besnik Krasniqit nga Ballkani, i cili tani i është bashkuar skuadrës kryeqytetase për fazën përgatitore për kualifikim në Ligën e Evropës.

Besnik Krasniqi kishte luajtur për Prishtinën gjatë pesë vjetëve, nga viti 2008 deri më 2013, duke grumbulluar suksese të shumta gjatë asaj periudhe, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi i kishte fituar tre tituj kampioni, një kupë dhe dy superkupa, Besniku e kishte vazhduar karrierën në Partizan të Tiranës (2013/14), Teutë të Durrësit (2014), Istog (2015), Gjilan (2015), Flamurtar i Vlorës (2016), Feronikel (2016/17), Llap (2017), Vëllaznim (2018) dhe në dy edicionet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Ballkanit

“Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim”, ka thënë Besnik Krasniqi pas nënshkrimit të kontratës dyvjeçare.

Besniku kthehet në shtëpiKrasniqi është fëmijë i PrishtinësPrishtinë, 8 gusht 2020 – Pas shtatë vitesh, 30 vjeçari,…

Publiée par FC Prishtina sur Samedi 8 août 2020

Në 137 ndeshje zyrtare, Krasniqi i kishte shënuar 16 gola,  ndërsa kishte shkëlqyer sidomos në edicionin e fundit, më 2012/13, kur ishte golashënuesi i dytë  më i mirë i skuadrës me 14 gola.

Krasniqi iu është bashkuar skuadrës në Istog ku është edhe duke e mbajtur fazën përgatitore. /Gazeta Express/