Prishtina e bindur se do ta mposhtë Ballkanin në derbin e Superligës - Gazeta Express
string(68) "prishtina-e-bindur-se-do-ta-mposhte-ballkanin-ne-derbin-e-superliges"

Prishtina e bindur se do ta mposhtë Ballkanin në derbin e Superligës

Gazeta Express

26/02/2020 20:17

Skuadra e Prishtinës është e bindur se mund ta mposhtë liderin e Ipko Superligës, Ballkanin, në derbin e së shtunës pasdite në një garë të drejtpërdrejt për titull këtë sezon.

Prishtina e pret klubit nga Suhareka në stadiumin Fadil Vokrri, e vetëdijshme se humbja do të nënkuptonte një hap shumë mbrapa në synimin e saj për ta fituar titullin e ligës për herë të parë pas vitit 2013, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ballkani është lider i Superligës me 40 pikë pas 19 ndeshjeve, e ndjekur nga Prishtina dhe Drita me nga tri pikë më pak dhe Gjilani më pesë pikë më pak, në një garë të nxehtë katërfrontëshe për titull.

Trajneri i bardhekaltërve Armend Dallku thotë se e sheh përballjen me liderin si cdo përballje tjetër të skuadrës së tij me ekipet e Superligës dhe këmbëngul se takimi i së shtunës nuk është vendimtar në garë për titull.

Ai thotë se skuadra e tij, e cila u mposht nga Ballkani 1:0 në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Suharekë, do t’i qaset takimit të së shtunës me mendjen për të fituar.

“Edhe Ballkani nuk bën përjashtim nga kundërshtarët e tjerë. Normalisht ne e kemi  analizuar edhe kundërshtarin edhe lojën tonë kështu që nuk është diçka e jashtëzakonshme sepse nuk është ndeshja e fundit që do të vendosë gjithçka. Normalisht ne si Prishtinë gjithmonë presim fitore dhe futemi në këtë ndeshje për fitore”, ka thënë Dallku për media.

Edhe kapiteni e klubit nga kryeqyteti u bëri jehonë komenteve të trajnerit të vet, duke nënvizuar se dy duel nuk është vendimtar për titull.

“Mendoj qe kemi skuadër për me mposht Ballkanin dhe Ballkani nuk është skuadër e pamposhtur dhe fusha është ideale dhe ajo do të tregojë më mirë se cila skuadër ka formë më të mirë dhe të arrijë ti fitojë tre pikë. Se a do të arrijmë të fitojmë mbetet të shihet në fushë”, ka thënë Thaqi.

“Nuk është ndeshje vendimtare dhe në qoftë se ne e fitojmë barazohemi me pikë dhe në qoftë se nuk e fitojmë ka ende shumë ndeshje në kampionat dhe shpresoj që të arrijmë qëllimin që e kemi për ta fituar ndeshjen dhe për t’u barazuar me pikë dhe të vazhdojmë tutje këtë formë që e kemi si skuadër”, shtoi Thaqi./Gazeta Express/