Prishtina do të mundohet ta bëjë të pamundurën të mundur në Ligën e Evropës - Gazeta Express
string(75) "prishtina-do-te-mundohet-ta-beje-te-pamunduren-te-mundur-ne-ligen-e-evropes"

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 9:32

Prishtina do të mundohet ta bëjë të pamundurën të mundur në Ligën e Evropës

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 9:32

FC Prishtina do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë në Ligën e Evropës.

Bardhekaltrit pësuan humbje të thellë, 0:4 në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të kësaj gare, shkruan “Gazeta Express”.

Prishtinasit pësuan humbje me rezultat 0:4 nga Sheriff Tiraspoli në duelin e parë në udhëtim.

Prandaj, trupën e trajnerit Arsim Thaçi e pret një mision thuajse i pamundur, por që do të tentojë deri në momentet fundit pasi futbollit nuk i dihet kurrë.

Trajneri Thaçi ka theksuar se paraqitja e ekipit në ndeshjen e parë ishte e dobët, ndërsa premtoi se sonte klubi më i madh në vend sonte do ta ketë një fytyrë tjetër në krahasim me paraqitjen e zbehtë që e pati në Moldavi.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Sheriff Tiraspolit do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00. /Gazeta Express