Prishtina bëhet me mural të ri, tematika- problemet shoqërore - Gazeta Express
string(59) "prishtina-behet-me-mural-te-ri-tematika-problemet-shoqerore"

Arte

Gazeta Express

05/08/2022 15:48

Prishtina bëhet me mural të ri, tematika- problemet shoqërore

Arte

Gazeta Express

05/08/2022 15:48

Kryeqytetit i është shtuar edhe një mural i ri, dedikuar grave dhe vajzave të vrara nga burrat / partnerët e tyre.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se përmes këtij murali, duan ta bëjnë të dukshme çështjen e vrasjeve të grave, dhunën e ushtruar në baza gjinore.

Lexo Edhe:

Ky murali është titulluar “Andrrat e thyera”, dhe e pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Më poshtë gjeni postimi e plotë nga MKRS

Arti si mjet për të reaguar ndaj problemeve shoqërore

Prishtinës i është shtuar një mural i ri përmes së cilit synohet të ngritet vetëdija për vrasjen e grave dhe dhunën me bazë gjinore. “Andrrat e thyera” u dedikohet të gjitha grave dhe vajzave që janë vrarë nga burrat apo partnerët e tyre.

Veprat e tilla të artit janë një mënyrë e fuqishme për të bërë të dukshme çështjen e vrasjeve të grave, dhe për të sfiduar normat dhe stereotipet që e justifikojnë dhunën e që janë të rrënjosura thellë në sistemin patriarkal në Kosovë.

Murali është realizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore së bashku me artisten/piktoren e mirënjohur Fitore Berisha Alisdottir, ndërsa projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe UN Women.

/Gazeta Express