Prishtina – Bashkimi, derbi i sontëm i basketbollit - Gazeta Express
string(48) "prishtina-bashkimi-derbi-i-sontem-i-basketbollit"

Prishtina – Bashkimi, derbi i sontëm i basketbollit

Basketboll

Gazeta Express

10/11/2021 14:06

Art Motion Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sonte me dy ndeshje.

Lexo Edhe:

Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai në mes të Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, dy skuadra këto me traditë në basketbollin kosovar.

Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe nga katër humbje, andaj pritet një përballje interesante dhe rivalizuese, shkruan Gazeta Express.

Në këtë edicion, fitore shënoi Prishtina në Prizren pas dy vazhdimeve me rezultat 105:104.

Kurse, dueli tjetër i sontëm është ai në mes të Trepçës me Dritën.

Mitrovicasit janë liderë në elitën e basketbollit me shtatë fitore dhe dy humbje.

Kurse, gjilanasit ndodhen në fund të renditjes me nëntë humbje në nëntë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit. /Gazeta Express/

Art Motion Superliga – Java 10

E mërkurë

17:00 Trepça – Drita

19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi