Një ndër të parët të arrestuar nga policia. Kur u rikthye në sheshin e Teatrit Kombëtar, nuk e gjeti më në këmbë godinën. I përlotur dhe me shenja në trup, Neritan Liçaj nuk foli për median, por u ul këmbëkryq dhe ndezi një cigare.
Aktori ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit në rrjetin social, duke thënë se një pjesë e tij ka vdekur nën rrënojat e godinës që u rrëzua në orët e para të mëngjesit.
Liçaj shkruan se kryeministri Rama e Kryebashkiaku Veliaj, janë kufoma tashmë që ndodhen nën rrënojat e Teatrit që u shemb me urdhrin e tyre.
Reagimi i plotë
Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty. Por për fat të keq ka vetëm rrënoja! Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë! Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare.Rama dhe Veliaj! Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.