Prishja e pazareve të drogës dyshohet se është shkaku i ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Ndroq. Alfred Dedja, 50 vjeç u vra me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes pas krimit.
Autori i dyshuar është identifikuas si Julian Gjoshiu nga Shijaku. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, njoftoi policia.
“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç. Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.