Ka nisur prishja e kabinave që ishin ndërtuar pa leje në fshatin Turistik të Thethit. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë pamje nga momenti ku IMT e Shkodrës ka nsiur punën për prishejn e kabinave.
Në postimin e tij Rama thekson se skuadra e Bashkisë së Shkodrës nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike.
Postimi i Ramës:
LIVE nga Thethi
Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Kujtojmë që paraditen e sotme kreu i qeverisë akuzoi prokuroren Elisa Gjeli se nuk ka marrë parasysh referimin e bërë nga Policia e Shkodrës për uzurpimin e bërë në Theth, duke hedhur në koshin e plehrave denoncimin.
Ndërsa pak më herët reagoi Prorkuroria e Shkodrës e cila thekson se ka qenë vetë Policia e Shtetit që në referimin e saj deklaron se nuk ka ndërtim pa leje.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...