string(60) "prishet-ekipi-bad-news-eagles-rigon-dhe-juanflatroo-largohen"

eSPORTS

Gazeta Express

24/05/2024 11:33

Prishet ekipi Bad News Eagles, rigoN dhe juanflatroo largohen

eSPORTS

Gazeta Express

24/05/2024 11:33

Fundi i një epoke. Ekipi që shkroi historinë për Kosovën në lojën e famshme, Counter-Strike, Bad News Eagles ka pësuar ndryshime të mëdha.

Sot u bë e ditur se ata nuk do të jenë më nën organizatën britanike, Guild Esports, shkruan Gazeta Express.

E nuk vonoi shumë dhe dy lojtarë e konfirmuan largimin nga ekipi.

Bëhet fjalë për Rigon (rigoN) Gashi dhe Flatron (juanflatroo) Halimi që zyrtarisht janë larguar nga Bad News Eagles.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i ekipit të madh kosovar, që shkroi historinë, duke shkelur aty ku asnjë ekip shqiptar nuk e kishte bërë.

Ata u kualifikuan tri herë radhazi në Major dhe në fazën “Legend Stage”, madje duke mposhtur ekipet më të mira në botë si FaZe e G2.