Klubi i pingpongut, Priping, është gati për një sfidë të re dhe historike.
Për herë të parë në historinë e Kosovës, Priping do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare – “Europe Trophy”,
KPP Priping ka mësuar edhe kundërshtarët në Grupin A, Regjioni III, pas hedhjes së shortit në ambientet e ETTU-së.
Prishtinasit do të jenë në grup me SK Vydrany (Sllovaki), SPG Linz (Austri), TTC Zagreb (Kroaci) dhe STK Vyhne (Sllovaki).
“Europe Trophy” organizohet nga ETTU dhe do të mbahet në Zagreb të Kroacisë, nga data 8 deri më 10 dhjetor. /Gazeta Express/