Prindon Sadriu përplaset me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt - ai ia përmend "vilat e jashtëligjshme" në Brezovicë - Gazeta Express
string(144) "prindon-sadriu-perplasetme-flaka-surroin-pasi-ajo-shkroi-per-xhipat-e-zinj-e-mbrojtjen-e-afert-ai-ia-permend-vilat-e-jashteligjshme-ne-brezovice"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 22:35

Prindon Sadriu përplaset me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 22:35

Drejtoresha e Grupit KOHA, Flaka Surroi është përplasur në Facebook me Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani.

Kjo pasi gjatë ditës u raportua për veturat e shtetit dhe mbrojtjen e afërt për familjen e presidentes Osmani – kjo e fundit sulmoi ashpër mediat.

Surroi të mërkurën ka shkruar një status në Facebook, ku thotë “Çfarë do të ketë qenë jeta pa xhipa të zinj e mbrojtje të afër”.

Më pas atë e pyeti Prindon Sadriu, po çfarë do të kishte qenë jeta pa villat e jashtëligjshme në Brezovicë – duke aluduar për Veton Surroin.

Më poshtë debati mes tyre

Prindon Sadriu: cfarë do të kishte qenë jeta pa villat e jashtëligjshme në Brezovicë?

Flaka Surroi: Prindon, edhe vila ne Brezovicë paske a?

Prindon Sadriu:  ti e di SHUMË mirë që ne nuk kemi villë në Brezovicë, sepse ti e di kush është marrë me villa të jashteligjshme në Komunën e Shtërpces të udhëhequr nga Lista Srpska.

Flaka Surroi:, jo, une nuk di, as shume, as pak se a keni, a cka keni. Eshte pune e gazetareve qe t’i shikojne deklaratat tuaja te pasurise dhe qe t’i lexojne raportet e Auditorit te Pergjithshem.

Prindon Sadriu: Flaka Surroi: e din, e din.

Flaka Surroi: Prindon, e di që ka xhipa të zinj dhe shumë truproja. Atë që s’po e di është pse frika.