Prindërit kundërshtojnë mbylljen e shkollave përkundër rasteve pozitive me Covid-19 - Gazeta Express

Prindërit kundërshtojnë mbylljen e shkollave përkundër rasteve pozitive me Covid-19

Lajme

Gazeta Express

29/09/2020 23:07

Pesë mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj.

Është dita e fundit që kanë dalur në shkollë.

Këta nxënës po marrin tekstet me të cilat të paktën përkohësisht do të mësojnë nga shtëpia.

Mësimi në shkollën fillore “Tefik Canga” do të mbahet online, sipas skenarit C, pasi pesë mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Drejtori i shkollës fillore “Tefik Çanga”, Basri Hasani ka thënë që pasi mësimdhënësit rezultuan pozitiv, kanë marrë vendim që shkolla të mbyllet, për të filluar mësimin virtualisht.

Përvojë me mësimin online kanë edhe nga viti i kaluar shkollor, prandaj drejtori tha se janë duke tentuar që t’ju ofrojnë zgjidhje nxënësve të cilët nuk kanë mundësi të mbajnë mësim virtualisht.

Por dikush nga prindërit po e kundërshton këtë formë të mbajtjes së mësimit.

Sipas tij mësimdhënësit mund të zëvendësohen në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë normalisht.

E këta mësimdhënës janë të vetmit që kanë rezultuar pozitiv në komunën e Ferizajt, nga gjithsej 200 teste që janë bërë deri tash.

Sipas Llabjanit të gjitha shkollat në Ferizaj janë të pajisura me masa mbrojtëse nga Covid-19.

Ndërkohë në nivel qendror deri tani janë mbyllur… shkolla sipas të dhënave të MASH, pasi që xy mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv.