Prindërit kërkojnë që librat shkollorë të shpërndahen nga shkollat, jo të blihen vetë - Gazeta Express
string(84) "prinderit-kerkojne-qe-librat-shkollore-te-shperndahen-nga-shkollat-jo-te-blihen-vete"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 8:35

Prindërit kërkojnë që librat shkollorë të shpërndahen nga shkollat, jo të blihen vetë

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 8:35

Edhe këtë vit, Ministria e Arsimit ka vendosur që librat shkollorë për nxënësit e klasave 1 deri në 5 të subvencionohen me 80 euro për çdo nxënës. Megjithatë, shumë prindër e konsiderojnë këtë proces të vështirë dhe kërkojnë që librat të shpërndahen drejtpërdrejt nga shkollat.

Në një intervistë për Ekonomia Online nxënësja Melodi Cena nga klasa e pestë thotë se ende nuk ka marrë librat, ndonëse është e lumtur që ka filluar shkolla dhe ka mësuese të re.

“Jam në klasën e pestë, më vjen mirë po kaloj në shkollë, kam mësuese të re, kam shok dhe shoqe. Po që tre ditë pa libra, por e di që është e lehtë të blihen librat. Shkolla me na sjellë librat më mirë, nuk kemi pasur vështirësi me i gjet”, Cena.

Nëna e saj, Lenduare Cena, thekson se prindërit punojnë dhe nuk kanë kohë për t’u marrë me blerjen e librave. Ajo thotë se kjo situatë krijon dallime mes nxënësve dhe ndikon negativisht në procesin mësimor.

Prindërit shpresojnë që vitin e ardhshëm, librat të shpërndahen nga vetë shkolla për të shmangur ngarkesat dhe vështirësitë financiare.

“Kemi disa prind që me të vërtetë e kemi pasur të vështirë sepse punojmë, nuk kemi kohë. Do të ishte mirë që në vitin tjetër t’i jap shkolla, sepse është lehtësim për prindërit. Kjo është maltretim. Derisa të dalin paratë, për disa prindër që nuk i kanë mundësitë, por edhe në shkollë është vështirë sepse disa i kanë librat dhe disa jo, dhe është një lloj bullizimi. Është keq edhe për nxënësit. Kur i kanë marrë librat në fillim, ka qenë shumë më mirë në shkollë. Sot i bleva librat, pagova për disa libra që janë në mungesë, ende nuk i kam blerë fletoret. Edhe këtë e përballojmë, por shpresoj që në vitin tjetër nuk na maltretojnë kështu, se është vështirë. Unë jam nënë, tani kam lind dhe është dashur me ardhur këtu. 80 euro ka qenë subvencionimi për nxënësit nga klasa 1-5”, ka theksuar ajo.