Prindërit e fëmijëve të vrarë serbë: “Panda” u bë që UÇK-ja të paraqitet si terroriste - Gazeta Express
string(83) "prinderit-e-femijeve-te-vrare-serbe-panda-u-be-qe-uck-ja-te-paraqitet-si-terroriste"

Prindërit e fëmijëve të vrarë serbë: “Panda” u bë që UÇK-ja të paraqitet si terroriste

Lajme

Gazeta Express

17/12/2021 10:34

Prindërit e fëmijëve serbë të vrarë në rastin “Panda” në Pejë më 14 dhjetor 1998, kanë paraqitur dëshmi të reja të cilat implikojnë dhe bëjnë përgjegjës strukturat e shtetit serb për vrasjen e fëmijëve të tyre. Milomir Ristic dhe Zvonimir Gvozdenoviv, prindër të fëmijëve serbë të vrarë në rastin “Panda” në Pejë gjatë një interviste në televizionin “Prva TV”, kanë paraqitur fakte të gjatë angazhimit të tyre në zbardhjen e këtij krimi, të cilat çdo ditë e më shumë e lidhin vrasjen e fëmijëve të tyre me shtetin serb.

Madje Zvonimir Gvozdenoviq ka bërë përgjegjës shtetin serb për vrasjen e fëmijëve në rastin “Panda”. Ai ka deklaruar se “kudo që kemi shkuar kemi thënë që dimë se çfarë është interesi i shtetit… nëse është kjo… unë mendoj që ky është projekt i shtetit “par excellence” për vrasjen e fëmijëve tanë. Këtë po e them në emër të prindërve.”

Lexo Edhe:

Ata kanë deklaruar se janë në betejë të madhe këto 23 vite dhe si prindër janë shumë të thyer.

Po ashtu ata kanë treguar për takimet e tyre me krerë shtetërorë të Serbisë, përfshirë edhe me ata të strukturave të sigurisë dhe zhgënjimin me ta. Ristic dhe Gvozdenovic kanë kujtuar momentin kur në opinionin publik kishte filluar të dalë e vërteta në këtë rast, i cili për shumë vite i ishte atribuuar padrejtësisht shqiptarëve.

Sipas Ristiq me datë 26.12.2021, në emisionin ‘’Teshka Reç’’ të  “TV PINK” Aleksander Vucic kishte deklaruar  se nuk dëshmi që vrasësit e fëmijëve të tyre në rastin “Panda” janë shqiptarët, por se pas angazhimit të ekspertëve në këtë rast, Serbia do të ballafaqohet me një të vërtet të hidhur. Megjithatë sipas tyre edhe pas kësaj deklarate dhe deklaratave tjera të shumta të kreut serb të cilat e forcojnë këtë argument, akoma rasti nuk është zgjidhur.

Prindërit e fëmijëve serb të vrarë në rastin “Panda” kanë kujtuar se si janë takuar edhe me ambasadorin francez në Beograd Gabriell Keller i cili gjatë luftës së Kosovës kishte pasur kontakte me zyrën për marrëdhënie me publikun të UÇK-së. Ambasadori Keller, cili sipas tyre kishte afërsi të madhe me përfaqësuesin e UÇK-se Adem Demaçin, i kishte siguruar familjarët se UÇK nuk ka qëndruar pas rastin “Panda”.

Sipas Ristic “Kemi marrë përgjigje decidive dhe të qartë se UÇK nuk ka marrë përgjegjësi për këtë rast dhe është distancuar absolutisht  për Pandën me asnjë veprim…’’.

Ata gjithashtu kanë kujtuar se si kur kishte ndodhur rasti “Panda” ministri i Arsimit nuk kishte marrë pjesë në varrim. Sipas tyre kjo tregon shumë për rastin. Në fund prindi i një prej fëmijëve të vrarë në rastin “Panda” ju drejtua publikut se “Djemtë tanë e kanë dashtë Serbinë, dashuria e tyre për Serbinë ishte e madhe, me shumë e kanë dashtë sesa ata që e planifikuan, organizuan dhe e kryen pushkatimin e tyre.”