Prindërit detyrohen të dalin prej shtëpisë, djali i kërcënonte dhe kërkonte t’ia paguanin paratë që mori me fajde - Gazeta Express
string(111) "prinderit-detyrohen-te-dalin-prej-shtepise-djali-i-kercenonte-dhe-kerkonte-tia-paguanin-parate-qe-mori-me-fajde"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2024 9:09

Prindërit detyrohen të dalin prej shtëpisë, djali i kërcënonte dhe kërkonte t’ia paguanin paratë që mori me fajde

Lajme

Gazeta Express

11/10/2024 9:09

Një burrë e një grua kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar të birin 34-vjeçar për dhunën dhe presionin që ka ushtruar ndaj tyre.

Bazuar në dëshminë e prindërve, ata janë detyruar të largohen nga shtëpia si pasojë e problemeve nga djali, i cili iu kërkonte të holla.

Sipas informacioneve të para, 34-vjeçari kishte marrë para me fajde dhe nga prindërit e tij kërkonte qindra euro që t’i kthente të hollat që i kishte marrë me interes.

Kërkesat, kushtëzimet e kërcënimet e tij iu kanë shkaktuar shqetësim e frikë dy viktimave, të cilët kanë dalë të banojnë diku tjetër dhe kanë vendosur ta denoncojnë në Polici, thonë tutje të njëjtat burime.

Si rezultat, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari. /Sinjali

Advertisement
Advertisement
Advertisement