Prindër, Instagrami ka një përditësim për ju - Gazeta Express
string(43) "prinder-instagrami-ka-nje-perditesim-per-ju"

AutoTech

Gazeta Express

21/06/2022 1:38

Prindër, Instagrami ka një përditësim për ju

AutoTech

Gazeta Express

21/06/2022 1:38

Kompania Meta, që ka në pronësi Instagram, ka vendosur të lançojë një opsion për të gjithë prindërit të cilët duan të monitorojnë postimet dhe veprimet e fëmijëve në këtë rrjet social.

Opsioni do të aktivizohet fillimisht vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo Edhe:

Prindërit, nëpërmjet këtij opsioni, do të mund të vendosin një limit kohor se sa mund të qendrojnë në Instragram fëmijët e tyre dhe mund të shohin çdo postim dhe arsyen pse e ka postuar.

Në vitin 2021, Instagram ndërpreu planet për të krijuar një platformë Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç, pas një reagimi të ashpër.

Gjithashtu vitin e kaluar, Wall Street Journal raportoi se Meta kishte kryer disa kërkime që zbuluan se adoleshentët fajësuan Instagramin për rritjen e ndjenjave të ankthit dhe depresionit dhe më pas e mbajtën të fshehtë studimin.