Princi i Suedisë dhe bashkëshortja e tij rezultojnë pozitiv me COVID-19 - Gazeta Express
string(71) "princi-i-suedise-dhe-bashkeshortja-e-tij-rezultojne-pozitiv-me-covid-19"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 20:44

Princi i Suedisë dhe bashkëshortja e tij rezultojnë pozitiv me COVID-19

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 20:44

Princi i Suedisë Carl Philip dhe gruaja e tij Princesha Sofia kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Carl Philip, djali 41-vjeçar i Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia dhe Sofia, 35 vjeç, kanë simptoma të lehta të gripit dhe janë në karantinë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Stokholm.

Lexo Edhe:

Më tej theksohet mbreti, mbretëresha, motra e madhe e princit, Princesha e Kurorës Victoria, dhe burri i saj Princi Daniel do të testohen gjatë ditës , thuhet në deklaratë.

 Suedia ishte një nga të paktat vende që nuk zbatoi masa të rrepta kufizuese dhe përkundrazi u mbështet në rekomandimet e publikut për të ndaluar përhapjen e virusit. Por pas një rritje të rasteve, ajo njoftoi kufizime.

Agjencia shëndetësore ka lejuar autoritetet lokale të vendosin ndalime për vizitat në shtëpitë e pensionistëve.

Vendi skandinav deri më tani ka regjistruar 236.355 raste të virusit dhe 6.622 vdekje.