Princi i Suedisë Carl Philip dhe gruaja e tij Princesha Sofia kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Carl Philip, djali 41-vjeçar i Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia dhe Sofia, 35 vjeç, kanë simptoma të lehta të gripit dhe janë në karantinë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Stokholm.
Më tej theksohet mbreti, mbretëresha, motra e madhe e princit, Princesha e Kurorës Victoria, dhe burri i saj Princi Daniel do të testohen gjatë ditës , thuhet në deklaratë.
Suedia ishte një nga të paktat vende që nuk zbatoi masa të rrepta kufizuese dhe përkundrazi u mbështet në rekomandimet e publikut për të ndaluar përhapjen e virusit. Por pas një rritje të rasteve, ajo njoftoi kufizime.
Agjencia shëndetësore ka lejuar autoritetet lokale të vendosin ndalime për vizitat në shtëpitë e pensionistëve.
Vendi skandinav deri më tani ka regjistruar 236.355 raste të virusit dhe 6.622 vdekje.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...