string(68) "primaret-kush-do-te-jene-kandidatet-e-pd-per-5-bashkite-e-balotazhit"

Shqiperi

Gazeta Express

11/12/2022 20:39

Primaret, kush do të jenë kandidatët e PD për 5 bashkitë e balotazhit

Shqiperi

Gazeta Express

11/12/2022 20:39

Është mbyllur numërimi i votave në 5 bashkitë të cilat shkuan në balotazh.

Bëhet e ditur se në bashkinë e Librazhdit Shefki Cota ka marrë 417 vota, ndërsa Arianit Leka 227 vota. 14 vota janë gjetur të pavlefshme. Cota do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Librazhdit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në Mirditë ka marrë 528 vota Albert Melyshi dhe 332 Aleksander Lalaj, i pari do të ketë kandidati demokrat në zgjedhjet lokale.

Ndërsa në Dibër kanë votuar 1140 nga 1600 anëtarë për Besnik Alkun dhe Ismail Ukën. 

Procesi i votimit është mbyllur edhe në Mat. Kanë votuar 676 anëtarë dhe simpatizantë të PD. Në garë janë Bukurosh Ballabani dhe Skënder Gjuci ku ka fituar ky i fundit.

Ndërsa në Fier fitues shpallet Evdar Kodheli me 579 vota ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.

Kandidatët në 5 bashkitë:

Bashkia Librazhd- Shefki Çota

Bashkia Dibër- Ismail Uka

Bashkia Mirditë- Albert Melyshi

Bashkia Fier- Evdar Kodheli

Bashkia Mat- Skënder Gjuci

/Gazeta Express