“Prifest” në bashkëpunim me “e.dh.e” organizojnë shfaqje të filmave në ambient të hapur duke përfshirë dokumentarët si pjesë e PriDox dhe filmat artistikë prej vendeve të botës brenda platformës PriGlobal.
Shfaqja e filmave mbahet në terasë me pamje të gjithë Prishtinës, prej orës 21:00 në datat 1-3 korrik dhe 9-10 korrik.
Më 11 korrik, përmbyllet gjithçka me muzikë, me një event 12-orësh me 2 skena e 4 artistë.