PriFest nis edicionin XIV sonte me filmin ‘‘Vera Andrron Detin’’ - Gazeta Express
string(60) "prifest-nis-edicionin-xiv-sonte-me-filmin-vera-andrron-detin"

PriFest nis edicionin XIV sonte me filmin ‘‘Vera Andrron Detin’’

Arte

Gazeta Express

20/09/2022 15:50

PriFest vjen me edicionin XIV dhe për herë të parë këtë vit do të mbahet pa drejtoreshën historike të festivalit, Vjosa Berishën, e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti. Ky edicion do të mbahet në kujtim dhe nderim të saj

Filmat që do të garojnë për çmimet kryesore tashmë janë të ditur; po ashtu është njoftuar se çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet që nga ky edicion.

Lexo Edhe:

Edicioni XIV i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022. 

“Jemi të lumtur që sikurse edhe hapja e PriFest-it, me filmin ‘‘Vera Andrron Detin’’, edhe në mbyllje do të kemi film në gjuhën shqipe, ’’Virgjëresha Shqiptare’’,  për më shumë edhe me pjesëmarrje të madhe të filmbërësve nga Kosova. E kemi thënë shumë herë, promovimi dhe përkrahja e filmave vendor dhe filmbërësve tanë është një nga objektivat kryesore të festivalit”, ka thënë Fatos Berisha, bashkëthemelues i festivalit.

PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe për herë të parë do të mbahet pa drejtoreshën e festivalit Vjosa Berisha e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti. Ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj.