Prifest ndan çmimet për edicionin e 14-të - Gazeta Express
string(41) "prifest-ndan-cmimet-per-edicionin-e-14-te"

Arte

Gazeta Express

26/09/2022 15:33

Prifest ndan çmimet për edicionin e 14-të

Arte

Gazeta Express

26/09/2022 15:33

Prej 20 deri më 25 shtator Prishtina ishte skenë e edicionit XIV të PriFest-it (Prishtina International Festival), kushtuar themelueses dhe drejtoreshës së këtij festivali, Vjosa Berishës, e cila ndërroi jetë pak muaj më parë

Kino Armata, Kino ABC dhe Kino Neptun ishin disa prej hapësirave që i mirëpriten filmat e këtij edicioni në PriFest,  shumica prej të cilëve jepeshin premierë.

Lexo Edhe:

Një veçanti ishte edhe shfaqja e filmave ukrainas, të cilët u dhanë në shenjë solidariteti me artistet e atij shteti. Ndërsa në anën tjetër një njoftim nga Festivali lidhur me interesim tejet të madh pati për filmin “Virgjëresha shqiptare”, film për të cilin biletat duhet të bliheshin në Kino Armata dhe Kino ABC, paraprakisht.

Në mesin e shfaqjes së filmave pati edhe organizime të tilla si “Talk” në të cilat diskutoheshin tema të ndryshme në hapësira të ndryshme.

“Vera ëndërron detin”, padyshim ishte boshti i këtij festivali, film i cili mori shumë çmime ndërkombëtare dhe që përfaqëson Kosovën në “Oscars” vitin e ardhshëm.

Çmimet që u ndanë në këtë edicion të PriFest janë:

Filmi “Virgjëresha shqiptare“ (Albanian Virgin”) ka fituar çmimet kryesore në edicionin e 14-të të Festivalit “Prishtina International Film Festival”, (PriFest), që u mbyllë të dielën mbrëma.

Ky film me regji të Bujar Alimanit ka marrë Çmimin “Hyjnesha e kuqe për filmin më të mirë Ballkanik – Vjosa Berisha” dhe dy çmimet: “Hyjnesha e Artë për aktoren më të mirë” dhe  “Hyjnesha Artë për çmimin e aktorit më të mirë” që i mori Rina Krasniqi.

Çmimin “Hyjnesha e Artë për regjisorin më të mirë” e mori  Kaltrina Krasniqi për filmin “Vera andrron detin”. “Kineasti më i mirë” u shpall Alban Ukaj.

Filmi nga Ukraina “Klondike” merr çmimin e jurisë në “PriFest”, “North Pole dhe “To Vancouver” triumfuan në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër.

Reagime për ndarjen e çmimeve të Festivalit pati nga Ag Apolloni, shkrimtari me gjasë nuk ishte i kënaqur me këtë ndarje të çmimeve dhe jo vetëm.

“Në PriFilmFest një aktores (femër) i është ndarë çmimi i dyfishtë ‘Aktorja më e mirë’ dhe ‘Aktori më i mirë’. Ky idiotizëm s’ka ba vaki kurrë në botë. Cate Blanchett, Barbara Straisend, Linda Hunt, Hillary Swank, Glenn Close, Tilda Swinton, Meryl Streep, Angeline Jolie etj., kanë luajtur role meshkujsh, por kurrë s’janë nominuar në kategorinë “aktori mashkull më i mirë”. Po ashtu, shumë aktorë meshkuj kanë luajtur rolin e femrës, por kurrë s’janë nominuar në kategorinë “Aktorja më e mirë”. Do të ishte tallje, në mos ofendim, në të dy rastet. Kur thuhet ‘aktori’ ose ‘aktorja’, nënkuptohet gjinia e personit që luan, jo gjinia e personazhit të cilin e luan. Cate Blanchet ka luajtur Bob Dylanin, por është nominuar në kategorinë “aktorja më e mirë”. Është kaq e thjeshtë. Ti mund t’i japësh aktores çmimin “Aktori më i mirë”, por është njësoj si ta lavdërosh një grua, duke i thënë “gjynah që s’je burrë”, ose “je aq e mirë sa meriton me qenë burrë”. Pastaj, s’mund t’ia japësh një aktoreje dy çmimet kryesore për dy gjini, edhe sikur aktorja të jetë hermafrodite. Nejse, Kosova shkruan histori në budallaki. Dhe, natyrisht, budallakia ka emër (edhe pse unë s’i di emrat e jurisë)”- kështu shkroi Ag Apolloni në një status në rrjetet sociale.

Kujtojmë së Prifest u hap me 20 shtator dhe zgjati deri mbrëmjen e djeshme.

/Gazeta Express