“Pri Vocal Fest” shënon edicionin e pestë këtë vit - Gazeta Express
string(48) "pri-vocal-fest-shenon-edicionin-e-peste-kete-vit"

“Pri Vocal Fest” shënon edicionin e pestë këtë vit

Arte

Gazeta Express

27/09/2022 15:36

Edicioni më i ri i ‘Prishtina International Vocal Fest’ këtë vit ri sjellë në Kosovë këngë të riprodhuara të vjetra shqipe, bende e diskutime mbi muzikën. Edicioni i ri i festivalit fillon nga data 6 deri më 12 tetor.

Në panel diskutimi të enjten, në ditën e hapjes së festivalit do të bisedohet me Erik Esenvalds, diskutim që mbahet për veprën “Legjenda e gruas së murosur”, vepër kjo e kompozuar nga vet artisti e cila ndërtohet mbi motivet e muzikës së Jugut të Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Ēriks Ešenvalds është një nga kompozitorët më të kërkuar të kohës, mjaft i angazhuar me program dhe seminare me orar të ngarkuar dhe performanca të muzikës së tij të dëgjuara në çdo kontinent. Pas studimeve në Kolegjin Teologjik Baptist Letonez dhe Akademinë Letoneze të Muzikës, ai u bë anëtar i Korit Shtetëror të Letonisë. Në vitin 2011 iu dha pozita dy vjeçare e Fellow Commoner në Artet Kreative në Kolegjin Trinity, Universiteti i Kembrixhit. Që atëherë Ēriks ka fituar çmime të shumta për punën dhe krijimtarinë e tij dhe ka marrë përsipër shumë rezidenca ndërkombëtare duke punuar në muzikën dhe leksionet e tij.

Premierat e fundit në skena të mëdha përfshijnë krijimet si Lakes Awake at Dawn për Orkestrën Simfonike të Bostonit dhe Orkestrën Simfonike të Qytetit të Birminghamit, The Pleiades për Grant Park Music Festival Chicago, A Shadow për BBC Proms, Dreams Under Your Feet për Gewandhaus Leipzig, Whispers on Prairie Wind për artistët vokalë të Utah Symphony dhe Salt Lake, St Luke Passion për korin e Radios Letoneze dhe Sinfonietta Riga, Visions of Arctic: Sea për Orkestrën Simfonike Liepāja dhe simfonitë kryesore multimediale Nordic Light si dhe Volcano Symphony, të dyja premierë në Letoni me shfaqje të mëtejshme në mbarë botën. Në vitin 2016 në Operan Kombëtare Letoneze u shfaq premierë opera e Ešenvalds me titull “The Immured” e cila morri vlerësime të mëdha.

Kompozimet e tij shfaqen në inçizimet nga Kori i Trinity College Cambridge dhe Polyphony me Sinfonia-Britten në Hyperion, Kori Kamertal Shtetëror në Portland dhe Vasari Singers në Naxos, Kori i Radios Letoneze me Sinfonietta Riga në Ondine, Elīna Garanča me korin e Radios Letoneze në Deutsche Grammophon, grupi i këngëtarëve ORA në Harmonia Mundi, VOCES8 në Decca Classics, The Crossing on New Focus, Kori i Kolegjit Merton të Oksfordit në Delphian dhe Kori i Perëndimit në Universitetin Lutheran të Paqësorit, Kori i Kolegjit Universitar të Dublinit dhe Kori Kombëtar i të Rinjve të Skocisë në Signum, e shumë të tjerë.

Ikon Arts–Edition Peters, menaxhon aktivitetet dhe orarin e seminareve të Ēriks Ešenvalds.
Krijimtaria e Ēriks Ešenvalds botohet nga Musica Baltica në partneritet global me Edition Peters.

Pjesëmarrës në këtë edicion është edhe grupi “The Swingles”, të cilët marrin pjesë në ditën e katërt të hapjes së festivalit.

Storytelling fuqia e muzikës pak gjëra janë më thelbësore për përvojën njerëzore se sa mbledhja për të ndarë këngë dhe histori. Në këtë program, The Swingles ngazëllejnë fuqinë e narrativave muzikore për të krijuar një lidhje midis interpretuesve dhe dëgjuesve. Grupi prezanton këngë krejt të reja origjinale të shkruara në përgjigje të kohërave tona të trazuara, së bashku me klasikët e ri-imagjinuar nga kompozitorët e tyre të preferuar: nga himnet e pop-it deri tek rrëfimtarët folk, Fleetwood Mac tek Radiohead. Me virtuozitetin e tyre vokal dhe inovacionin teknik gjithmonë në shërbim të emocioneve të muzikës, The Swingles këndojnë drejt e në zemër. Këto këngë tregojnë përralla prekëse të dashurisë dhe humbjes, krijojnë mbretëri imagjinare dhe frymëzojnë me thirrje të fuqishme për vepra. Ata e bëjnë këtë përmes teksteve magjepsëse, të interpretuara me ndjeshmëri nga The Swingles – por edhe përmes aranzhimeve të harlisura dhe me teksturë aranzhimi që nxjerrin në pah ngjyrat vokale, timbrin dhe dinamikën e zërave të grupit, duke përfshirë përdorimin e tyre krijues të looping live. Një program i ndikuar nga pop dhe folk me materiale të reja origjinale.

The Swingles janë një nga grupet vokale më të admiruara dhe më të dashura në botë. Me një dhunti të natyrshme argëtuesish, shfaqjet e tyre elegante i çojnë ata në vende dhe skena festivalesh anembanë botës. Janë fitues të pesë çmime Grammy dhe kanë marrë vlerësimeve prestigjioze ndërkombëtare nga viti në vit. Me breza fansash nga performancat e tyre live dhe paraqitjet në kolonat zanore të filmave dhe TV, evolucioni muzikor dhe dëshira krijuese e The Swingles i bën ata po aq të rëndësishëm sot sa kur Ward Swingle krijoi grupin gati gjashtë dekada më parë. Me shkathtësinë e tyre vokale të dallueshme, The Swingles “kërcejnë” nga zhanri në zhanër, duke rikrijuar muzikën xhaz, klasike, popullore, pop dhe botërore nga repertori i tyre gjithnjë në rritje i aranzhmaneve së bashku me një grup materialesh-vepra të reja origjinale. “Përbërësi sekret” i grupit është aftësia e shtatë këngëtarëve, solistëve, kompozitorëve dhe tregimtarëve për t’u kombinuar si një tingull i përzier i pastër dhe i përjetshëm. Duke përdorur gjithmonë në mënyrë krijuese amplifikimin e mikrofonit , vitet e fundit The Swingles kanë shtuar audio looping live në shfaqjet e tyre skenike. I lindur në Amerikë, Ward Swingle mblodhi fillimisht një grup këngëtarësh parisianë (fillimisht të quajtur The Swingle Singers) për të kënduar muzikën e Bach për tastierë në vitin 1962. Albumi “Jazz Sebastian Bach” rezultoi të jetë një hit i madh, duke hapur terren të ri muzikor dhe duke lançuar The Swingles drejt famës. Që atëherë, grupi ka publikuar më shumë se 50 albume që përfshijnë një larmi të madhe muzikore, të ushqyer nga shpirti pionier dhe shijet muzikore të gjithanshme të Ward Swingle. Duke e çuar përpara këtë trashëgimi, Swingles sot janë Federica Basile (Itali), Joanna Goldsmith-Eteson (MB), Imogen Parry (MB), Oliver Griffiths (MB), Jamie Wright (MB), Jon Smith (SHBA) dhe Edward Randell (MB). Kompozitori i nderuar eksperimental, Luciano Berio, ishte një nga kompozitorët e parë që eksploroi tingëllimën e zërave të amplifikuar të The Swingles në një mjedis orkestral me veprën e tij novatore Sinfonia. Shfaqjet e fundit të The Swingles përfshijnë ato me Simfoninë e San Franciskos (me Michael Tilson Thomas), Radion e Vjenës ORF (me Marin Alsop), Orkestrën Filharmonike të Londrës (me Vladimir Jurowski) dhe Orkestrën e La Scala, Milano (me John Axelrod). Bashkëpunimet me artistë si: nga Labrinth te The King’s Singers, Peter Hollens dhe Jamie Cullum. Vitet e fundit The Swingles themeluan Festivalin jashtëzakonisht të suksesshëm të Londrës A Cappella dhe nisën një program edukimi online në vitin 2021 për të mbështetur punën e tyre të gjerë, gjithashtu të përkushtuar t’i kushtojnë një pjesë të madhe të çdo viti punës në arsim në mbarë botën, duke sjellë aftësitë e tyre teknike në muzikën vokale së bashku me skenën, improvizimin, shkathtësinë e zhanrit, shkrimin e këngëve dhe aranzhimin.

Mbi festivalin:

Muzika Vokale siç e dijmë është një lloj i muzikës që performohet nga një ose më shumë këngëtarë, qoftë me ose pa shoqërim instrumental (a cappella), por që gjithsesi këndimi (zëri) është në fokusin! E kur jemi te fokusi në përgjithësi i kësaj forme të muzikës, atëherë vendi jonë shquhet në skenat botërore për zërat që ka; ndonëse një vend i vogël, Kosova po vërshon në skenat vokale-operistike me talentët dhe zëre të mrekullueshëm, e në të njejtën kohë ky numër i talentëve tanë po rritet çdo herë e më tepër ! Duke e parë kështu numrin e madh të zërave tanë të bukur, vërejmë se pikërisht vendi ynë nuk ka ende një festival që i dedikohet këtyre talentëve, pra Muzikës Vokale! Që nga viti 2018 Kosovës, saktësisht kryeqytetit iu shtua Festivali që i ka munguar, Festivali i Muzikës Vokale, i cili iu bashkangjit të gjitha Festivaleve që organizohen në Kosovë duke plotësuar kështu edhe më shumë muzikën artistike. Duke parë dhe analizuar mungesën e muzikës vokale në vendin tonë ideja e organizimit të Prishtina International Vocal Festival ka qenë një iniciativë e nevojshme në fushën e kulturës për vendin tonë dhe promovimin sa më të mirë të artistëve, veprave e kompozitorëve tanë. Që nga fillimi i krijimit e për katër vite me rradhë në katër edicionet e kaluara PrIVocalFest ka arritur të sjellë një program mjaft të pasur artistik për publikun si dhe artistë të njohur të skenës vendore si: ‘The GESUALDO Six’ nga Britania e Madhe, një ansambël i cili po bën emër të madh përsa i përket muzikës vokale në përgjithësi, më pas kori GACC nga Gjermania; edicioni i dytë spikati me ansamblin me famë botërore të cilët njihen për identitetin e tyre shumë origjinal dhe interpretimin e mahnitshëm -THE KING’s SINGERS nga Britania e Madhe, Adelina Paloja-soprano, Youth Female Choir-MKC nga Shkupi, tenorin shqiptar Ismet Vejseli, nga skena lokale kishim Ansamblin Zanat, Ansambli Dardanicum Cantori dhe një numër të madh artistësh dhe ansamblesh të ndryshme.

/Gazeta Express