Moderatorja Dorentina Thaqi-Mehmeti, ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”.
Duke folur për jeten private, ajo përmendi edhe nënën të cilën e humbi para disa vitesh, duke iu bërë thirrje të gjitha grave që ta bëjnë mamografinë.
“Më mungon shumë, por duke e ditë që jemi në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, iu bëj thirrje të gjitha grave që ta bëjnë mamografinë e gjirit”, tha moderatorja në T7.
Ndër të tjera, ajo foli edhe për raportin që ka me babain e saj.
“E du shumë, dhe është inspirim për ne”, shtoi Dorentina Thaqi-Mehmeti.
Për ta dëgjuar rrëfimin e saj, klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.