Prezantohet iPhone 12 5G: Pesë ngjyra, kamera të ndryshme dhe risi të tjera - Gazeta Express

Prezantohet iPhone 12 5G: Pesë ngjyra, kamera të ndryshme dhe risi të tjera

Lajme

Gazeta Express

13/10/2020 19:39

Kompania amerikane Apple ka prezantuar sot në Kaliforni modelin e ri të iPhone 12.

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, kamerat e këtij telefoni janë përmirësuar dukshëm si për nga cilësia e tyre ashtu edhe nga dizajni.

iPhone 12 i Apple është një nga produktet më të pritura të vitit 2020.

iPhone 12 i ri sapo u njoftua nga Apple dhe vjen në pesë ngjyra, ku ngjyra e kuqe është markë e Apple (PRODUCT), e cila dhuron të ardhura për të luftuar HIV dhe AIDS.

Telefoni është gjithashtu më i hollë dhe më i vogël se iPhone 11, domethënë adhuruesit e produkteve të Apple që kanë kërkuar telefona më të vegjël më në fund po marrin atë që duan.

Dizajni më i vogël dhe skajet dukshëm të sheshta kujtojnë modelet e mëparshme të iPhone si iPhone 4.

Telefoni inteligjent bëri një ndryshim, duke sjellë përsëri skajet e sheshta që u panë për herë të fundit në iPhone 5 dhe duke braktisur qoshet e rrumbullakosura të kohëve të fundit të iPhone 11, shkruan Telegrafi.

iPhone 12 5G do të vije me pesë ngjyra, në të zezë, kuqe, të ngardhe, e gjelbër dhe e kaltër e errët.

Versioni i fundit i telefonave inteligjentë nga Apple gjithashtu arrin në një larmi madhësish të ndryshme.

Përfshirja e wirelessit të gjeneratës tjetër është, sigurisht, tipari kryesor këtu. Apple është kompania e parë që ofron 5G në një celular.