Prezantohet ilaçi bimor që do luftojë koronavirusin, është përdorur gjatë Luftës së Vietnamit - Gazeta Express
string(92) "prezantohet-ilaci-bimor-qe-do-luftoje-koronavirusin-eshte-perdorur-gjate-luftes-se-vietnamit"

Prezantohet ilaçi bimor që do luftojë koronavirusin, është përdorur gjatë Luftës së Vietnamit

Gazeta Express

20/04/2020 11:44

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina gjatë një deklarate në kanalin televiziv kombëtar TVM, njoftoi se ilaçi bimor “Covid Organics”, i cili u zhvillua nga Instituti Madagascar për Kërkime të Aplikuara (IMRA) kaloi testet klinike edhe është gati të aplikohet tek pacientët e infektuar.

Covid Organics është i përbërë nga një përzierje e shumë bimëve në vend, veçanërisht bimë artemisia e njohur si “gjethe pelini”.

Lexo Edhe:

Presidenti Rajoelina deklaroi se ata do të fillojnë menjëherë prodhimin masiv të ilaçit dhe se artemisia, e cila përdoret kryesisht në trajtimin e malaries, është njohur në botën mjekësore për një kohë të gjatë.

Nga ana tjetër, Rajoelina shprehu se karantina që përfshin kryeqytetin Antananarivo dhe shumë qytete të tjera, do fillojë të shfuqizohet pjesërisht. Shtetrrethimi do vazhdoje vetëm midis orëve 21.00 – 04.00.

Në këtë vend nuk ka vdekur askush nga COVID-19 dhe numri i të infektuarëve është vetëm 83, 39 persona të infektuar janë shëruar.

Artemisia i solli çmimin Nobel mjekut kinez

Artemisia, e përdorur nga shkencëtarët kinezë për trajtim në Luftën e Vietnamit, është testuar në laboratorë për një kohë të gjatë.

Më në fund, mjeku kinez Youyou Tu fitoi Nobel për Mjekësinë 2015 për zbulimin dhe pastrimin e substancës së artemisë, e cila ka një efekt të lartë shkatërrues në trajtimin e malarjes/oranews/ Gazeta Ex p ress