Preu dru në pronë publike, arrestohet burri nga Ferizaj - Gazeta Express
string(54) "preu-dru-ne-prone-publike-arrestohet-burri-nga-ferizaj"

Preu dru në pronë publike, arrestohet burri nga Ferizaj

Gazeta Express

09/12/2019 12:40

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të cilin e ka zënë duke transportuar dru në mënyrë ilegale

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt, ku i dyshuari është kapur nga njësiti policor duke transportuar me traktorin e tij dru të cilat i ka prerë në mënyrë ilegale në pronë publike.

Lexo Edhe:

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kurse traktori me rimorkio së bashku me sasinë e druve janë konfiskuar për procedura të mëtejme./Express/