Pretendonte se ishte shoferi i kancelares së SPAK, ndalohet 23-vjeçari në Tiranë! Kishte ndërtuar banesë pa leje dhe kërcënonte inspektorët e IMT - Gazeta Express
string(143) "pretendonte-se-ishte-shoferi-i-kancelares-se-spak-ndalohet-23-vjecari-ne-tirane-kishte-ndertuar-banese-pa-leje-dhe-kercenonte-inspektoret-e-imt"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 15:30

Pretendonte se ishte shoferi i kancelares së SPAK, ndalohet 23-vjeçari në Tiranë! Kishte ndërtuar banesë pa leje dhe kërcënonte inspektorët e IMT

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 15:30

Policia e Tiranës ka ndaluar një 23-vjeçar të identifikuar si Romario Ibraliu, i cili paraqitej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin procedime për ndërtim të paligjshëm.

Ibraliu kishte ndërtuar një banesë pa leje në Tiranë dhe kur inspektorët e IMT-së shkuan për të kontrolluar dokumentacionin dhe për verifikimet përkatëse, ai i kërcënoi duke pretenduar se punonte si shofer i kancelares së SPAK.

Pas verifikimit rezultoi se ai nuk ka punuar dhe nuk punon në SPAK.

Pas konstatimit të objektit pa leje, IMT-ja i ka dërguar materialet në organet ligjzbatuese për hetime të mëtejshme.

Aktualisht policia po vijon veprimet proceduriale për dokumentimin e plotë të rastit.