Pretendoi se apartamenti i Jorgo Goros ishte i tij, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit për heqjen e sekuestros - Gazeta Express
string(110) "pretendoi-se-apartamenti-i-jorgo-goros-ishte-i-tij-gjkko-rrezon-kerkesen-e-biznesmenit-per-heqjen-e-sekuestros"

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 10:48

Pretendoi se apartamenti i Jorgo Goros ishte i tij, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit për heqjen e sekuestros

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 10:48

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gent Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katror që iu sekuestrua si pronë e ish-kryebashkiakut të arrestuar të Himarës Jorgo Goro.

Sipas SPAK, kjo ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, por biznesmeni Gent Sula ka pretenduar në gjykatë që apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim. 

Biznesmeni iu drejtua GJKKO-së për heqjen e sekuestros. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili e ka rrëzuar. 

Për Jorgo Goron prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burg, ndërkohë kërkoi dhe konfiskimin e apartamentit në fjalë. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement