Pretenca për Motrat Berisha: Burg dhe shërbim prove për dhunën ndaj Klea Prengës - Gazeta Express
string(79) "pretenca-per-motrat-berisha-burg-dhe-sherbim-prove-per-dhunen-ndaj-klea-prenges"

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2025 15:30

Pretenca për Motrat Berisha: Burg dhe shërbim prove për dhunën ndaj Klea Prengës

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2025 15:30

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të akuzuara për dhunimin e 26-vjeçares Klea Prenga në një lokal në kryeqytet gjatë verës së kaluar.

Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila aktualisht ndodhet në masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa për Antonela Berishën është kërkuar 3 vite shërbim prove.

Ngjarja ndodhi në mes të vitit 2024, ndërsa motrat Berisha u vetëdorëzuan në polici në tetor të po atij viti. Ato akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim”.

Vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të shpallet në seancat e ardhshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement