KB Vëllaznimi po vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Klubi gjakovar ka njoftuar këtë të hënë për transferimin e Preston Knowles, shkruan Gazeta Express.
Basketbollisti amerikan është i gjatë 187 centimetra, teksa luan në pozitat 1 dhe 2.
Knowles ka përvojë të madhe në disa nga ligat prestigjioze, si në G League të Amerikës, në Kroaci, Itali, Izrael, Greqi e Ukrainë.
Knowles është përforcimi i parë i huaj te Vëllaznimi. /Gazeta Express/
Laboratori Cambridge ofron D-DIMER ose RAPID COVID TEST – PA PAGESË për të gjithë pacientët që kryejnë një shërbim...