Prestianni zbulon fjalën ofenduese që ia tha Vinicius para se të shpërthente incidenti mes tyre - Gazeta Express
string(95) "prestianni-zbulon-fjalen-ofenduese-qe-ia-tha-vinicius-para-se-te-shperthente-incidenti-mes-tyre"

Sport

Gazeta Express

25/02/2026 8:15

Prestianni zbulon fjalën ofenduese që ia tha Vinicius para se të shpërthente incidenti mes tyre

Sport

Gazeta Express

25/02/2026 8:15

Një ngjarje e re ka dalë në dritë në lidhje me incidentin mes Vinicius Junior dhe Gianluca Prestianni gjatë ndeshjes së parë të fazës së ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve ndërmjet Benficës dhe Real Madridit.

Prestianni u akuzua për përdorimin e një shprehjeje racore për të fyer Vinicius, duke e quajtur atë “majmun” dhe duke bërë gjeste të papranueshme.

Pas reagimeve të shumta, lojtari argjentinas hodhi poshtë këto akuza, duke deklaruar se fillimisht kishte përdorur një shprehje homofobike ndaj brazilianit, dhe i komunikoji këtë version UEFA-s.

Sipas raporteve më të fundit, ndërkohë që UEFA po zhvillon hetimin, Prestianni pritet të ngrejë një kundër-akuzë ndaj Vinicius, duke pretenduar se braziliani e kishte tallur për gjatësinë e tij.

Sipas The Times, Prestianni do të mbrojë veten e tij duke thënë se Vinícius e kishte quajtur “xhuxh” dhe kjo e shtyri që ai të përgjigjej duke përdorur një shprehje homofobike ndaj yllit brazilian.

Duke qenë 166 cm i gjatë, Prestianni është një nga lojtarët më të shkurtër në futbollin elitar dhe padyshim një nga më të shkurtërit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ndërkohë që tallja për racën ose orientimin seksual përbën shkelje të Nenit 14 të rregulloreve të UEFA-s, tallja për gjatësinë e dikujt nuk mbulohet nga këto rregulla.

Në fakt, çdo tallje lidhur me karakteristikat fizike të një lojtari, si gjatësia, madhësia e veshëve, nuk përfshihet në rregulla.

Megjithatë, raporti thekson se mbrojtja e Prestiannit, e cila bazohet në hakmarrje pasi u quajt “xhuxh” është e paqëndrueshme dhe nuk pritet të konsiderohet si justifikim i vlefshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement