Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një seancë plenare në nder të presidentes së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar.
Në fjalën e saj, presidentja sllovene tha se bota po përballet me disa konflikte.
“Ajo përmendi luftën në Ukrainë, për të cilën tha se nuk po bëhet aq sa duhet nga ana diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. Ende duhet të përballemi me trashëgiminë e sjelljes aksionare, agresioni kundër Ukrainës, por pozicioni i vendit tim është i qartë. Fakti që një vend mban përgjegjësi të veçantë dëshiron të marrë territor është e pashmangshme, kushtet janë të vështira, duket sikur Rusia po shfrytëzon superioritetin ushtarak, aleatët nuk do të jetë e mundur të ndihmojë Ukrainën pa një angazhim.Rusia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk është ky i vetmi realitet që Federata Ruse është një agresore që ka shkelur brutalisht Kartën e Kombeve të Bashkuara, duhet të insistojmë që vrasjet të përfundojnë këtu dhe tani, ata që janë përgjegjës për krimet kundër njerëzimit të ndëshkohen nga vendi i cili ata vijnë, më vjen mirë që Shqipëria vendosi të nënshkruajë në Konventën e Hagës.”
Nuk kurseu vlerësimet për zhvillimin e Shqipërisë duke shtuar se e sheh në BE.
“BE pa Ballkanin Perëndimor nuk është Bashkim Evropian. Për këtë qëllim, anëtarësimi i shpejtë i këtij rajoni duhet të promovohet aktivisht edhe Sllovenia po e bën këtë. Sipas mendimit tonë, Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e klasterit të parë të negociatave. Ne besojmë se Shqipëria mund të jetë një shembull se si përballet me sfidat e vështira të përmbushjes së kushteve. Shqipëria duhet të lejohet të tregojë se mund të jetë një pikë tjetër e ndritshme në procesin e integrimit evropian. Këto marrëdhënie dypalëshe janë të vërteta, miqësore. Sllovenia mezi pret ditën kur do të përshëndesë Shqipërinë mes vendeve anëtare të BE. Vendet tona mund të sigurojnë që bashkëpunimi i tyre të rritet dhe më shumë dhe që ne të shfrytëzojmë potenciale, veçanërisht në atë ekonomike. Tregtia mes vendeve është duke u rritur, disi më shumë se 100 milionë Euro. Komunitetet të takohen më shpesh dhe të krijojnë lidhje më të ngushta.”
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...