Presidentja Osmani uron besimtarët për muajin e Ramazanit - Gazeta Express
string(57) "presidentja-osmani-uron-besimtaret-per-muajin-e-ramazanit"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 18:23

Presidentja Osmani uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 18:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.

Nga Osmani është thënë që ky muaj të shërbejë si moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit.  

Njoftimi:

Muaji i shenjtë i Ramazanit bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës. Ky është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti, ku përmes agjërimit dhe lutjeve forcohet lidhja me besimin dhe me njëri-tjetrin.

Ju uroj një Ramazan të begatë e të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri. Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë.

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Advertisement
Advertisement
Advertisement