Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për kontributin e ambasadorit Nissinen në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, duke vlerësuar lartë angazhimin e tij në ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm të bazuar në vlera demokratike dhe vizion të përbashkët për të ardhmen, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Sipas njoftimit, Osmani veçoi si moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe vizitën bilaterale në Finlandë, e cila, sipas saj, dëshmon miqësinë dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.
Gjatë takimit u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në vend, përfshirë konstituimin e institucioneve të reja, si dhe u ritheksua mbështetja e Finlandës për rrugën euroatlantike të Kosovës.
Në përfundim të takimit, presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe përfaqësimin e denjë të shtetit finlandez në Kosovë, duke i uruar suksese në detyrat e ardhshme.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...