Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Takimi filloi para pak minutash në kabinetin e presidentes Osmani.
Mediat u lejuan të marrin pamje në fillim të takimit.
Nuk është bërë e ditur se mund të ketë konferencë për media pas takimit.
Pas takimit me Osmanin, emisari Sorensen do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në orën 11:00.
Sorensen ka marrë detyrën e ndërmjetësit të dialogut në shkurt të vitit 2025, derisa kjo është vizita e tij e tretë në Kosovë.